
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Roskovec.
Mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit në vendin e quajtur ‘Kthesa e Verbasit.
Sipas policisë, dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe 4 pasagjerët që udhëtonin me ta.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Lini një Përgjigje