TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2025, 07:52

Shpërthim në Kamëz, i vendoset tritol një biznesi

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në Kamëz, i vendoset tritol një biznesi

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve me iniciale B. E. dhe K. M.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza” ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

"Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi policia.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje