TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 13:58

Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë, identifikohen 44 prodhues dhe shpërndarës; mes tyre edhe të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë, identifikohen 44

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar drogë (kanabis dhe kokainë), 121 mijë euro para cash, armë zjarri dhe armë gjahu.

Policia ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në Tiranë, ndërsa janë identifikuar 44 pjesëtarë të grupit të cilit shisnin lëndë narkotike në trajta të ndryshme.

Blutë kanë ekzekutuar masën e sigurisë për 25 prej tyre, ndërsa 6 ishin arrestuar gjatë periudhës pesëmujore të hetimit. Ndërkohë po punohet për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë.

U ekzekutuan masat e sigurisë arrest me burg për shtetasit: Kristjan Resuli, Kevin Balazi, Francesko Hasanaj, Denis Sageri, Anton Lusha, Artan Rraja, Renaldo Loka, Olsjan Guri, Ardian Cara, Klaudjo Zelija, Abdyl Dule, Ervis Zuna, Kevin Beci, Feliks Dangellia, Fatjon Murataj, Klodian Dreni (Muhameti), Bojken Billa, Idriz Peti, Aurel Huna, Frans Meta, Ronaldo Dumani, Mateo Muça dhe Liman Tota dhe 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 16 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro (118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.

Ndërkohë, 13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

"Finalizohet pas 5 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti”.

Goditet një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike.

Identifikohen 44 shtetas, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre. 6 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj Cannabisi, sasi Cannabisi;

1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë, qindra fishekzjarrë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 5 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Labirinti”, për goditjen e një rrjeti të shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:

-K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.

Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21 vjeç dhe H. Z, 18 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. L., 25 vjeç; B. A., 27 vjeç; R. S., 27 vjeç; Sh. K., 61 vjeç; A. N., 26 vjeç; dhe G. P., 30 vjeç, si dhe janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht Kokainë.

13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj verpimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje