TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 13:09

Vrau gruan dhe më pas veten në Francë, flet nëna e djalit në Korçë: Ai e donte deri në marrëzi

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gruan dhe më pas veten në Francë, flet nëna e djalit
Floresha Janaqi

Nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçarit shqiptar që dyshohet se vrau partneren e tij, Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, në Brest të Francës.

Floresha Janaqi nga Korça,ka rrëfyer momentet pas ngjarjes tragjike.

“Sapo më mori nusja e djalit dhe më tha se Andoni ka vrarë veten dhe më pas atë. Flisja vazhdimisht me djalin dhe i thosha t’i rregullonin gjërat. Ata ziheshin shpesh. Ai kishte shumë dashuri për të, deri në marrëzi. Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di pse janë zënë, sepse ekonomikisht nuk kishin probleme.”-u shpreh Floresha për Euronews Albania.

Ajo kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare për të sjellë trupin e të birit në atdhe.

“Kam edhe vajzën të sëmurë. I lutem shtetit të më ndihmojë për kthimin e trupit të djalit. Edhe familjes së vajzës i kërkoj falje. Më thanë të mos i marr, se nuk kam fytyrë t’u flas.”-tha e ëma e të ndjerit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, kur, sipas mediave franceze, rreth orës 16:30 një banor i lagjes ‘Europe’ njoftoi policinë pasi kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit dhe pranë tyre një pushkë gjahu.

 

vrau gruan dhe më pas veten në francë flet nëna e djalit

Lini një Përgjigje