
Dy të rinj janë arrestuar në Elbasan pasi akuzohetn për dhunë.
Sipas uniformave blu, në pranga kanw rwnw njw 21-vjewçar dhe njw 23-vjeçar, tw cilwt pasi u dhanë para me fajde dy personave, babë e bir, i dhunuar që t’iu kthenin shumën e parave
Bwhet me dije se tw tw dy tw arrestuarit, kanw me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.
"Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Threat”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga hetimet dyshohet se këta, gjatë dy muajve, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që ata t’iu kthenin shumë e parave që shtetasit P. G. dhe D. S. ia kishin dhënë me fajde.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, njofton policia.
Shqiptari eshte "zemermire" e te jep borxh kur ke hall e po nuk ia ketheve ta jep ne lule te ballit. Ne rregull. Bota nuk te jep borxh, as babai, vellai e femija e te tregojne rrugen drejt bankes. Mos u bej i mire qe te mos behesh i keq. Jo gjothmone vrasesi eshte krimineli.