TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 10:39

U plagos me 10 plumba në atentatin në Rinas, si paraqitet gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit

Shkruar nga Pamfleti

U plagos me 10 plumba në atentatin në Rinas, si paraqitet gjendja

40-vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në atentatin që i mori jetën Gilmando Danit pranë aeroportit të Rinasit, ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore me 10 plumba në trup, njërin prej të cilëve e ka marrë në kokë.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, mësohet se ai vijon të mbahet i intubuar nën kujdes intensiv.

40-vjeçari ishte prej shtatorit punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa prania e tij në një makinë me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit, ngre dyshime të forta.

Shaljani ishte bërë pjesë e AMP-së me një kontratë provizore pune për 3 muaj në shtator, periudhë në të cilën institucionin e drejtonte Artiol Saliasi, i komanduar, e cila përfundon në mes të muajit dhjetor.

Burime pranë DSIK-së, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së, bëjnë me dije se Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie dhe as të ketë aplikuar për të.

Një dokument shumë i rëndësishëm për integritetin e figurës së punonjësit të AMP dyshohet se është manipuluar. 

2 efektivë të Komisariatit nr. 3, Bruno Cara, specialist për hetimin e krimeve dhe Arshim Zajmi, specialist i policimit në komunitet, përpiluan Vërtetimin e Besueshmërisë për Muçi Shaljanin, pa pasqyruar në të, të dhënat që përbëjnë shkak për cenimin e kushteve të sigurisë. Ky vërtetim është një proces ligjor i kontrollit dhe verifikimit të figurës së punonjësve apo kandidatëve që synojnë të punësohen në këtë strukturë. Cara dhe Zajmi janë ndaluar nga AMP dhe dosja ia kaluar prokurorisë, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

 

Lini një Përgjigje