TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 09:54

Arsenali i armëve në Fushë-Krujë, kush është pronari; makina e ekzekutorëve të Rinasit doli nga shtëpia e tij

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali i armëve në Fushë-Krujë, kush është

Detaje të reja kanë dalë nga zbulimi i arsenalit në Fushë Krujë.

Mësohet se arsenali i armëve është i Ylli Zallës, një person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga banesa e tij dyshohet gjithashtu se ka dalë makina e vrasësve të Rinasit.

Policia bën me dije se në banesën e Ylli Zallës janë zbuluar konkretisht: 3 kallëpë tritol, 12 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina), 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë, 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh, 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe 2 kg e 25 gramë Cannabis.

Sakaq, policia njoftoi se Ylli Zalla, pronari i banesës u shpall në kërkim, ndërsa theksoi se po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Arsenali i armëve në Fushë-Krujë, kush ështëArsenali i armëve në Fushë-Krujë, kush është

"Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.

Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje