Dyshohet se poseduesi është ndihmës i atentatorëve të ngjarjes së Rinasit.
Një arsenal armësh është gjetur në Nikël të Fushë-Krujës.
Burime për mediat bëjnë me dije se janë gjetur automatikë, një mitroloz, pjesë armësh të ndryshme, granata, fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarrpërcjellës, si dhe lëndë plasëse me telofon për shpërthim në distancë.
Arsenali është gjetur teksa po ushtrohen kontrolle për atentatin e dy ditëve më parë pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaliani alias Sheqeri. Dyshohet se poseduesi është ndihmës i atentatorëve të ngjarjes së Rinasit, por deri më tani në lidhje me këtë aksion të policisë nuk ka një reagim zyrtar.
Atentati ndodhi pasi Dani dhe Shaljani sapo ishte kthyer nga Barcelona. Makina “Toyota” e autorëve priti me bllokazh në rrethrrotullimin të Rinasit për të paktën 10 minuta.
Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil.
Lini një Përgjigje