
Gazetarja Klodiana Lala duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se SPAK do të monitorojë nga afër situatën për krimet zgjedhore.
Në emisionin të ‘Pa Ekspozuarit’, Lala tha se janë ngritur grupet sipas qarqeve dhe një prokuror do të jetë në Tiranë.
“Do të kemi grupet e ngritura nga SPAK në të gjithë territorin. Mendoj se në mbledhjet e shtabeve elektorale të partive do të kenë njerëzit e tyre të infiltruar.
Ndoshta ai personi që mund të duket më i parëndësishëm, do të ketë përgjuesin me vete. Do jenë si bilbilfryrësit.
Strategjia është hartuar nga britanikët, me ndihmën e tyre, mendojnë se do të japë rezultat. Strategjia ka të bnëjë me financimin e fushatës.
Pra nëse bëhet një miting, do të shihet se kush e financon, sa do të deklarohet në KQZ, e me rradhë. Tre nga prokurorët e posaçëm do të qëndrojnë në Tiranë. Të tjerët kanë një rreth të caktuar, Fier, Durrës, Vlorë e me rradhë. Do të jepet informacion në qendrën e koordinimit. Do të ketë përgjime ambientale, telefonike, e me rradhë.
Ajo që e tremb politikën, ka të bëjë me financimin e fushatës zgjedhore. Ka patur fushata shumë të kushtueshme këtu, janë deklaruar në KQZ shume pak para. E dyta, çfarë tremb shtabet, janë infiltrimi i personave. SPAK do të infiltrojë persona në shtabet elektorale. Këto janë veprime proaktive, nuk ka të bëjë me spiunimin", tha Lala.
Sfida më e madhe e SPAK do të jetë nëse do të ketë korrupsion për votën e diasporës.
“Është hera e parë që voton diaspora dhe do të shihet nëse do të ketë ose jo ndërhyrje për tjetërsimin e saj”, tha Lala.
Lini një Përgjigje