TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2026, 18:41

Ekzekutuan Behar Sofinë në mes të Tiranës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 127 vite burg për grupin kriminal

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutuan Behar Sofinë në mes të Tiranës, Gjykata e
Behar Sofia

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e pesë personave të dënuar për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur më 25 shkurt 2021 pranë “Piramidës”, në Tiranë.

Kolegji Penal la në fuqi vendimin e marrë nga Apeli i Posaçëm, duke konfirmuar dënimin me 30 vite burg për katër prej të pandehurve, si dhe dënimin ndaj ekzekutorit të ngjarjes, Ernejt Shyti, i cili kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Me nga 30 vite heqje lirie janë dënuar Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza, ndërsa për Ernejt Shytin u la në fuqi masa e 7 viteve burg.

Pesë të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, Jemin Shera, i cili sipas hetimeve ka financuar dhe porositur vrasjen e Behar Sofisë, është dënuar me 35 vite burg në mungesë. Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Behar Sofia u ekzekutua në mes të Tiranës, pak momente pasi kishte dalë nga një lokal. Në kuadër të hetimeve, u arrestua fillimisht Ernejt Shyti, i cili më pas bashkëpunoi me drejtësinë dhe identifikoi bashkëpunëtorët e tij.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Shyti ka deklaruar se për kryerjen e vrasjes i ishin premtuar 50 mijë euro.

behar sofia

Lini një Përgjigje