TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2023, 19:02

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, porositësi djali i dajës së Elton Lekstakajt; zbardhen emrat e bashkëpunëtorëve

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, porositësi djali i dajës së Elton

Dyshohet se Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt. Haxhia dyshohet se është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997. Ai jetonte në Britani dhe ishte kthyer në Shqipëri para disa muajsh. 

Mësohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Vrasja është kryer për motive gjakmarrje ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas krimit.

Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj:

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant. Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

 

ekzekutimi i ardian nikulajt

Lini një Përgjigje