
Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj. Personi që kreu krimin dyshohet të jetë shtetas portugez. Mësohet se policia falë bashkëpunimit me autoritet e huaja ka rritur të identifikojë autorin. Ai dyshohet se pas krimit është larguar nga vendi.
Më herët policia ka arritur të gjejë në një banesë disa veshje, të cilat dyshohet se i përkasin autorit që u largua me motor pas ngjarjes. Mbetjet e rrobave janë sekuestruar dhe dyshohet se janë gjetur gjurmë ADN-je dhe falë kontakteve me vendet partnere është identifikuar autori. Deri më tani raportohet se shtetasi portugez pas krimit ka dalë nga territori shqiptar përmes Kapshticës.
Ndërkohë policia ka zbuluar se ai para krimit ka furnizuar me karburant motorin dhe ka pasur komunikim në gjuhë të huaj me punonjësin e karburantit. Pritet që sot pasdite policia të dalë me një njoftim zyrtar duke hedhur dritë mbi krimin e rëndë.
Lini një Përgjigje