
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin. Polica ka zbuluar vendin ku u fsheh vrasësi i biznesmenit, pak para se të kryente krimin.
Mediat kanë publikuar foton e një pallati në ndërtim ku autori ka qëndruar për disa orë, para se të nisej drejt ambienteve të lokalit në pedonale, në pronësi të të ndjerit Nikulaj.
Ndërkohë sipas disa burimeve të lidhur me grupin hetimorë, dyshohet se policia e ka gjetur vrasësin e biznesmenit dhe se aktualisht janë firmosur 5 urdhër arreste. Dyshohet se autorit është shtetas i huaj, nga një vend i Bashkimit Evropian dhe është vrasës me pagesë.
Autorit i ngjarjes është ndihmuar për t’u larguar nga një shtetas britanik. Policia ra në gjurmët e tyre pas gjetjes së rrobave të atentatorit në një banesë mes fshatit Gjadër dhe Kakarriq. Në to u zbuluan gjurmë AND-je që i përkasin shtetasit të huaj, kjo dhe falë bashkëpunimit me institucionet e huaja.
Kujtojmë se Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.
Lini një Përgjigje