Një ngjare e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku 32-vjeçare me inicialet E.T. u gjet e pajetë në zonën e Plazhit të Vjetër.
Sipas informacionit paraprak nga policia, e reja dyshohet se është mbytur në det. Burime hetimore thanë se 32-vjeçarja vuante nga depresioni.
Ka qenë bashkëshorti i saj ai që konstatoi trupin në ujë dhe bëri nxjerrjen nga deti.
Trupi u transportua në morg për ekzaminim mjeko-ligjor. Ndërkohë, grupi hetimor ka marrë në pyetje bashkëshortin për të sqaruar lëvizjet dhe rrethanat para ngjarjes.
Deri tani, policia nuk ka dhënë një version përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes.
Lini një Përgjigje