TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2024, 14:10

E rëndë në Tiranë, 73-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, 73-vjeçari vetëplagoset me

Një 73-vjeçar, në fshatin Mal Vilëz të Tiranës, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas uniformave blu, është sekuestruar arma e përdorur nga 73-vjeçari.

Ndërkohë, policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

"Më datë 03.01.2024, rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi Q. E., 73 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

tirane veteplagosje arme zjarri

Lini një Përgjigje