TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2024, 13:56

Aksident në Vlorë, makina përplas një të mitur; arrestohet shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Vlorë, makina përplas një të mitur;

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Pelivan Leskaj”, në Vlorë, ku një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një të mitur.

Sipas informacioneve paraprake, 8-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

"Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi M. Gj., 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

aksident vlore i mitur makina

Lini një Përgjigje