TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2024, 12:51

Ngjarje e rëndë/ U hodh nga kati i 6, ndërron jetë e moshuara në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë/ U hodh nga kati i 6, ndërron jetë e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku jetonte në Sarandë.

Sipas informacioneve policore, 82-vjeçarja, me iniciale H.V., vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhu dje në lagjen nr.1 në Sarandë, ndërkohë policia është duke vijuar punën për dokumentuar rrethanat e këtij rasti.

"Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja H. V., 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

sarande e moshuar

Lini një Përgjigje