TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2024, 12:25

Dalin detaje nga plagosja në Tiranë, Saimir Xhafa kryente qitje të çrregullta, Agim Jazaj ende s’ka dëshmuar

Shkruar nga Pamfleti

Dalin detaje nga plagosja në Tiranë, Saimir Xhafa kryente qitje

Informacionet e dërguara nga qytetarët nuk e kanë ndihmuar policinë e shtetit për të zbuluar vendndodhjen e 36-vjeçarit Saimir Xhafa, i cili plagosi me armë zjarri Agim Jazajn në ditën e parë të vitit.

Policia dyshon se autori dhe viktima kishin njohje të mëparshme, e ndërsa ende nuk dihet arsyeja e konfliktit për shkak se të plagosurit nuk i është administruar ende dëshmia.

Policia e Shtetit ende nuk ka arritur të zbulojë vendndodhjen e 36-vjeçarit Saimir Xhafa, i dyshuar për plagosjen e 51-vjeçari Agim Jazaj. Ngjarje kjo e ndodhur në 1 janar në afërsi të xhamisë xhura në Tiranë.

Hetuesit e krimeve kundër jetës gjatë kontrollit të makinës së autorit nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme, e po ashtu edhe në banesën e tij në zonën e “Kodrës së Priftit”.

Burimet thanë për “Ora News” se deri më tani i plagosuri nuk ka dhënë dëshmi para hetuesve pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e qëndrueshme.

Por nga dëshmitë e tjera ta administruara është zbuluar fakti se mes dy personave ka pasur njohje të mëparshme.

Ditën e ngjarjes thonë burimet të dy kanë qenë në xhamin Xhura ku nga kamerat e sigurisë evidentohet fakti që ata komunikojnë në distancë me njëri-tjetrin.

Më pas i pari që ka dal nga xhamia ka qenë 51-vjeçari Agim Jazaj ku pasi ka mbaruar ritualin ka qëndruar për disa minuta tek stolat e xhamisë.

Më pas nga xhamia ka dal edhe autori Saimir Xhafa ku sipas policisë konflikti pa vijuar, por ne një zonë të pa mbuluar me kamera sigurie.

Sipas policisë autori 36-vjeçar i ka shkuar me armë në dorë 51-vjeçari ku fillimisht ka qëlluar në asfalt duke kryer qitje të çrregullta.

Pas këtyre qitjeve dhe sherrit verbal autori ia ka drejtuar armën duke e qëlluar 3 herë Agim Jazajn.

Pas të shtënave ai është larguar më armën e krimit e ndërsa të plagosurit i është dhënë ndihma e parë nga persoant që ishin në afërsi të ngjarjes.

Policia ka shpërndarë dy foto të autorit, për të cilën kërkon informacion nga qytetarët me qëllim zbulimin e tij.

plagosje tirane saimir xhafa agim jazaj

Lini një Përgjigje