TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2024, 10:22

U kap mat me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

U kap mat me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali; zbardhet emri

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me kokainë.

I riu është identifikuar si Princi Geri, 26 vjeç.

Ai u kap me drogë të llojit kokainë teksa po udhëtonte me autobus. Të riut i është gjetur droga me vlerë rreth 40 mijë euro, të cilën e kishte fshehur në të brendshmet e tij.

Ndërkohë, në shtëpinë e tij, policia gjeti më shumë drogë brenda në dollap.

Më herët, 26-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2017 për trafik dhe posedim droge.

Lini një Përgjigje