TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2024, 14:17

E rëndë në Durrës/  U dëmtua gjatë punës nga një makineri, humb jetën 50-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Durrës/  U dëmtua gjatë punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një punonjës i një firme për përpunimin e duraluminit, ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar 50-vjeçari Dritan Nasufi.

Bëhet me dije se 50-vjeçari ishte duke punuar dhe është dëmtuar aksidentalisht në një makineri, si pasojë ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje