TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2024, 11:19

“E ofendonte me fjalët më të rënda të mundshme”, zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës: Babai e dhunonte sistematikisht!

Shkruar nga Pamfleti

“E ofendonte me fjalët më të rënda të

Ndërkohë që vijojnë hetimet mbi hedhjen dritë të ngjarjeve që çuan 41-vjeçaren Bedrie Loka drejt vetëvrasjes, është zbardhur dëshmia e djalit të madh të çiftit.

“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht. Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore.

Ndërkohë një dëshmi e tillë bie ndesh me pretendimet Xhelal Lokës, i cili pretendon se e donte bashkëshorten e tij dhe se gjithçka ka ndodhur vetëm si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje