TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2024, 10:16

Akuzohet për dhunë dhe presion ndaj gruas së tij, zbardhet dëshmia e Xhemal Lokës: U vetëhelmua për shkak të bullizimit në Tik-Tok

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për dhunë dhe presion ndaj gruas së tij, zbardhet

Gjatë marrjes në pyetje, 46-vjeçari ka mohuar akuzat se ka gisht në vetëvrasjen e nënës së katër fëmijëve.

Xhemal Loka u arrestua dje nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten Bedrie Loka, e cila u vetëvra disa ditë më parë duke pirë fotoksinë.

Loka është marrë në pyetje sërish nga policia. Sipas bluve të Durrësit rezulton se Loka kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë.

Gjatë marrjes në pyetje, 46-vjeçari ka mohuar akuzat se ka gisht në vetëvrasjen e nënës së katër fëmijëve.

"Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok. 

Unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Kemi pasur disa debate pasi kam ardhur, debate që çdo çift i ka. Bedria e vuante shume denigrimin e figurës së saj që iu bë dhe vazhdonte t’i bëhej në TikTok dhe për këtë kemi debatuar edhe më herët. Unë nuk jam bërë shkak që ajo t'i japë fund jetës, nuk di të them më shumë se aq", mësohet të ketë thënë Loka para uniformave blu.

Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë. Policia e Durrësit bën me dije se ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.

Xhemal Loka u arrestua një ditë më parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 46-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 

Si ndodhi ngjarja?

Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë ditët e para të janarit. Dyshimet e para për ngjarjen e rëndë ishin se të ndjerës i kishin hapur një profil fals në rrjetin social Tik Tok ku për të shkruheshin fjalë denigruese. E ndjera e kishte denoncuar te autoritetet përkatëse, por pa mundur të bëhet asgjë për mbylljen e kësaj adrese.

Sipas uniformave blu, pas kthimit nga Greqia bashkëshorti e ka kërcënuar me thikë bashkëshorten në sy të një prej fëmijëve të tyre se do ta vriste.

Një ditë pas vdekjes së 41-vjeçares, më 3 Janar, Xhemal Loka ka përditësuar foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook ku ka vendosur një fjongo të zezë në shenjë zie për humbjen e nënës së katër fëmijëve të tij. Ndërkohë në telefonin e tij, të cilin ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, janë gjetur video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes.

Ndërkohë, ngjarja e rëndë mori një tjetër rrjedhë ku ishin vëllezërit e 41-vjeçares të cilët hodhën akuza se motrën e tyre e kishte vrarë bashkëshorti.

“Bedrie Bushi është motra ime, do t’i lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive të mos ja nxini fytyrën se e mbyti TikTok-u se atë nuk e vriste njeriu, jo ta vriste TikTok-u. Motrën ma vrau burri i saj. Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 vjet të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek vorri, vetëm nëpër burgje”, është shprehur vëllai i Bedrie Lokes, Avdi Bushi.

Hetimet u thelluan më tej nga deklaratata e fëmijëve të të ndjerës, të cilët thanë se babai i tyre e kishte kërcënuar të ëmën me thikë dhe armë si dhe kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. 46-vjeçari e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, mësohet të jetë shprehur e bija e viktimës para grupit hetimor pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.

Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.

xhemal loka policia e durresit akuza

Lini një Përgjigje