TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2024, 11:46

E fejuan pa dëshirë dhe dhunuan 29-vjeçaren, avokatët e 3 autorëve: Ajo ka pasur kriza eplileptike, të kryhen hetime!

Shkruar nga Pamfleti

E fejuan pa dëshirë dhe dhunuan 29-vjeçaren, avokatët e 3

Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në burg 3 autorët e dyshuar të dhunës ndaj 29-vjeçares.

Babai, vëllai dhe i fejuari dyshohet se ushtruan dhunë ndaj saj pasi ajo kundërshtoi martesën e imponuar nga familjarët për tu martuar me Armandi.J, 34 vjeç njëri nga dhunuesit i lënë në arrest në burg, së bashku me babanë Astrit.B, 60 vjeç dhe Erlind.B, 26 vjeç, i vëllai.

Ndërkohë kanë folur për mediat, avokatët e të arrestuarve si autor të dyshuar të dhunës që sot u lanë në burg nga Gjykata. Ata shprehen për mediat se vajza nuk ka patur dhunë, por ka patur sëmundje epileptike.

Në ato momente ka pasur kriza dhe babai dhe i vëllai e kanë mbajtur për krahu. Ata jetonin në një banesë së bashku. Avokatët shtojnë se prej kohësh vajza shkonte tek neurologu dhe mjekët kanë parë shenjat në krahë dhe kanë lajmëruar policinë. Avokatët kërkojnë hetime më shumë përpara se policia të bëj veprime

Lini një Përgjigje