TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2024, 11:32

Detaje të reja nga arrestimi i oficerit të krimeve Kastriot Palushi/ Palët donin të tërhiqnin kallëzimin, por efektivi nuk pranoi

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga arrestimi i oficerit të krimeve Kastriot Palushi/

Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e oficerit të krimeve pranë Komisariatit nr. 4, Kastriot Palushi.

Përpara disa ditësh, 2 qytetarë janë përplasur verbalisht në zonën e Freskut, ku kanë sharë dhe ofenduar njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre i është drejtuar Komisariatit nr. 4 dhe ka bërë kallëzim për kanosje. Një ditë më pas, dy qytetarët kanë dalë të njohur me njëri-tjetrin dhe janë pajtuar.

Në këto kushte, kallëzuesi ka kërkuar të tërheqë kallëzimin.

Pasi ka folur me Palushin, ky i fundit i ka thënë se nuk e bënë dot tërheqjen e denoncimit, duke i thënë se personin tjetër e ka shpallur tashmë në kërkim.

Efektivi Palushi i ka thënë qytetarit që do e zgjidhë vetë situatën, por pa hequr dorë nga denoncimi.

Dy personat kanë dyshuar se oficeri kishte qëllim zhvatjen e parave dhe kanë bërë kallëzim pranë AMP Tiranë.

Hetuesit e AMP në Tiranë menjëherë kanë ngritur operacionin me stimulim ku kanë organizuar përmes qytetarëve të përfshirë në konflikt, një takim me 38-vjeçarin. Gjatë bisedës,

Palushi u ka kërkuar 50 mijë lekë dhe menjëherë më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP dhe e kanë arrestuar në flagrancë.

Lini një Përgjigje