TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2023, 22:33

Dyshohet se ishte pjesë e grupit të Ergys Dashit të vrarë në Ekuador, dorëzohet në polici 36-vjeçari në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se ishte pjesë e grupit të Ergys Dashit të vrarë

Një 36-vjeçari shpallur në kërkim në Itali është dorëzuar sot pranë organeve të rendit. Bëhet fjalë për Rako Plakun, i cili dyshohet për lidhje me Ergys Dashin, i vrarë në Ekuador një vit më parë.

Blutë e kryeqytetit njoftojnë plaku, banues në Yzberisht në Tiranë, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Nr. 2, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i narkotikëve". Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij.

Rako Plaku u arrestua në 2022 në Itali si pjesë e një grupi kriminal që sillte kokainë nga Amerika Latine në Europë, por nuk dihet si është lënë i lirë.

Kush ishte Ergys Dashi?

Ergys Dashi kishte lidhje me Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të strehuar në Dubai, si vendi ku strehohen kriminelët shqiptarë për shkak se qeveria shqiptare nuk ka marrëveshje ekstradimi me autoritete në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa Eldi Dizdari njihet për lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën.

ergys dashi ekuador plaku

Lini një Përgjigje