Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin Lin-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mëmëlisht, ku mësohet se makina e djegur është e tipit “Citroen”, ndërsa drejtues shtetasi D.T.
Makina ka qen në lëvizje dhe krejt papritur është mbërthyer nga flakët. Mësohet se në makinë drejtuesi udhëtonte më gruan dhe djalin, por fatmirësisht kanë arritur të largohen në kohë nga makina.
Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës.
Lini një Përgjigje