
Dy aksidente kanë ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku si pasojë janë plagosur 3 persona.
Mes të dëmtuarve janë edhe dy gra pasagjere në mjete.
Policia vendore bëri me dije se aksidenti i parë ka ndodhur pranë fshatit Balldre, ku janë plagosur dy gra dhe tjetri në Piraj, ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i një motoçiklete.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ndërsa policia po vijon të hetojë shkaqet e aksidenteve.
Nën hetim janë edhe dy drejtuesit e mjeteve, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dinamikës.
Lini një Përgjigje