TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2025, 15:40

Durrës/ I bleu me paratë e pista të djemve, Luan Kërtallit i sekuestrohen mbi 1000 metra truall dhe 1 vilë  

Shkruar nga Pamfleti

Durrës/ I bleu me paratë e pista të djemve, Luan Kërtallit i

Konkretisht janë sekuestruar 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë.

Ditën e sotme në Durrës janë sekuestruar pasuritë e Luan Kërtallit, pasi rezulton se ato janë përfituar nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij.  

Konkretisht janë sekuestruar 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria i është dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. 

Luan Kërtalli është babai i Enkel dhe Morel Kërtallit, të dyshuar për veprat penale; falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave, vizave, vulave, stampave dhe formularëve”. 

Djemtë e tij gjithashtu janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për “vrasje”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve.  

Njoftimi i plotë:  

Sekuestrohen pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K.. 

Këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të shtetasit L. K.. 

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. K. i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij, të cilat janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. 

2 vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Lini një Përgjigje