TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2025, 11:27

Mashtronin me shitjen e apartamenteve, arrestohen dy persona në Tiranë; në kërkim noterja 

Shkruar nga Pamfleti

Mashtronin me shitjen e apartamenteve, arrestohen dy persona në

Dy persona kaë rënë në prangat e policisë në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim një notere, lidhur me dy raste mashtrimi që kanë të bëjnë me shitjen dhe blerjen e apartamenteve.

Shtetasi Marjo Qose, 31 vjeç, u arrestua pasi gjatë një viti i ka marrë një 34-vjeçari shumën prej 75 mijë eurosh, duke e mashtruar se do t’i blinte për llogari të tij një apartament në kryeqytet.

Ndërsa Nani Kolovani, 48 vjeç, është arrestuar për shkak se ka shitur dy herë të njëjtin apartament. Hetimet vazhduan dhe u identifikua noterja Majlinda Demollari, 57 vjeçe, e cila dyshohet se ka përpiluar dy kontrata të ndryshme për të njëjtën pronë. Ajo është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e saj. 

 

Lini një Përgjigje