
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Mësohet se lënda plasese u vendos në garazhin e 39-vjeçarit Elvis Kosova, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete.
"Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Lini një Përgjigje