TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2024, 11:32

Dogjën eskavatorin me vlerë 150 mijë euro pas një konflikti, arrestohen dy persona në Kamëz 

Shkruar nga Pamfleti

Dogjën eskavatorin me vlerë 150 mijë euro pas një konflikti,

Policia ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim pasi dogjën eskvatorin e një gurorje në fshatin Herraj në Zall-Herr.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një eskavator me vlerë 150 mijë euro.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për një djegie mjeti pune (eskavator) të ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, pas një pune hetimore ndjekur me metoda speciale, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Ferraj".

Si rezultat i tij u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim S. H., 28 vjeç, banues në Ferraj, dhe L. Xh., 32 vjeç, banues në Zall Herr.

Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Lini një Përgjigje