
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.
2 persona kanë mbetur të plagosur pasi një mjet i shërbimit “Taxi” ka dalë nga rruga.
Sipas policisë, dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si shkak i rrëshqitjes së automjetit, pasi ka pasur prani të madhe të ujit në rrugë.
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të shumta shiu shoqëruar edhe me reshje bore.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje