TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2023, 12:07

"Do ju vras", 46-vjeçari në Dibër kërcënon me vdekje gruan dhe të birin 17-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

"Do ju vras", 46-vjeçari në Dibër kërcënon

Një ngjarje kriminale brenda familjes është parandaluar sot në fshatin Trepç të Dibrës.

46-vjeçari me iniciale H.Sh. ka rënë në pranga të policisë pasi për motive xhelozie ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar duke u shkakuar atyre dëmtime fizike si dhe i ka kërcënuar ato se do t’i vriste me çifte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

dibër arrestohet 46-vjeçari

Lini një Përgjigje