TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2023, 15:45

E rëndë në Berat/ Makina përplas dhe merr zvarrë për disa metra të moshuarin, 65-vjeçari në gjendje kritike

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Berat/ Makina përplas dhe merr zvarrë
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “Çelepias” në Berat. Një 65-vjeçar është përplasur nga një makinë, teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës.

Pas përplasjes, automjeti tip Volsëagen Passat, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancës që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

aksident ne berat

Lini një Përgjigje