TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 11:18

Detajet/ Vrasja e Martin Bardhit në qendër të Rrëshenit, autorët “zhduken” me një fuoristradë të zezë

Shkruar nga Pamfleti
Detajet/ Vrasja e Martin Bardhit në qendër të Rrëshenit,
Kastriot Reçi

Disa detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në qendër të Rrëshenit, ku u vra me armë Martin Bardhi.

Mësohet se autorët e këtij krimi të rëndë janë larguar me një furoistradë ngjyrë të zezë në drejtim të paditur.

Ndërkohë viktima raportohet se kishte dalë nga burgu pak kohë më parë. Në muajin mars të këtij viti, Martin Bardhi së bashku me të birin Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit në Rreshen.

Martin Bardhi u arrestua në muajin Mars të këtij viti si një nga autorët e të shtënave me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit në Rrëshen. Kjo ngjarje ndodhi më 26 Mars dhe të përfshirë ishin edhe djali i Martin Mardhit, Erind Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me familjen Bardhi.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë u bë një sherr për vendin e parkimit mes Erind Bardhit dhe Saimir Reçit.

Erind Bardhi shkoi më pas në banesën e tij së bashku me të atin, viktimën e ditës së sotme, ku mori armën e zjarrit dhe qëlloi mbi makinën e blinduar të Reçit në momentin që ai po largohej. Reçi si pasojë e të shtënave humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës, por nuk u lëndua.

Për këtë ngjarje, Erind Bardhi dhe kushëriri i tij 28-vjeçar u shpallën në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në qendër të Rrëshenit në vitin 2020.

martin bardhi rrëshen

Lini një Përgjigje