
Zbulohen të tjera detaje tronditëse nga arrestimi i mjekut Dervish Hasi. Policia i ka sekuestruar atij telefonin dhe aty ka zbuluar shumë video erotike me 3 gratë e tij dhe 16-vjeçaren.
Mësohet se ai kishte hapur një grup me 3 persona të tjerë dhe aty shkëmbenin video erotike me njëri-tjetrin. Sipas burimeve, policia ka vendosur të nisë verifikimet dhe për ta, ku pritet marrja në pyetje për njohjet me mjekun.
42-vjeçari Dervish Hasi akuzohet se nën premtimin e mashtrimit se do ta merrte për grua, ai kishte shfrytëzuar 16-vjeçaren si prostitutë.
Ai e kishte marrë adoleshenten që në moshën 14-vjeçare, dhe prej dy vitesh e shfrytëzonte duke i lënë takime në banesën e tij.
Lini një Përgjigje