TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Janar 2024, 17:07

Shfrytëzoi të miturën për prostitucion, pezullohet nga detyra mjeku Dervish Hasi

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzoi të miturën për prostitucion, pezullohet nga

Dervish Hasi, mjeku kirurg i cili u arrestua ditën e sotme për shfrytëzim prostitucioni të një 16-vjeçareje, është pezulluar nga detyra në QSUT.

Në 2021 ai rezultoi të ishte pjesë e grupit të mjekëve që organizuan operacionin e parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” si qendër e dytë e kardiokirurgjisë të spitaleve publike.

Mjeku u arrestua ditën e sotme nga policia e Tiranës, pas akuzave se për rreth 2 vite shfrytëzonte për prostitucion një vajzë të mitur. E mitura frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Sipas burimeve, Hasani ka qenë nën hetim edhe nga SPAK, pasi dyshohej se furnizonte me armë grupet kriminale. Po ashtu bëhet me dije se në janar të vitit 2019, atij iu vendos një sasi tritoli në automjet.

“Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje