TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Janar 2024, 14:22

Shfrytëzoi të miturën për prostitucion për dy vite, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
Shfrytëzoi të miturën për prostitucion për dy vite,
Policia Tiranë

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare.

Dervish Hasi, 42 vjeç, ka shfrytëzuar për prostitucion të miturën për 2 vite me radhë. Ai është arrestuar pas denoncimit në komisariatin e Policisë numër 1.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

dervish hasi tiranë

Lini një Përgjigje