TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Janar 2024, 15:38

E rëndë në Tiranë/ Arrestohet mjeku, prej dy vitesh shfrytëzonte të miturën për prostitucion; i hetuar për lidhje me grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë/ Arrestohet mjeku, prej dy vitesh

Hasi është një person i njohur për policinë. Më parë ai është hetuar për lidhje me grupet kriminale...

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, pasi një e mitur prej më shumë se dy vitesh është shfrytëzuar nga një mjek për prostitucion.

Policia bën më dije se ka vënë në pranga mjekun kirurg, Dervish Hasi, 42-vjeç. Falë informacioneve të marra, policia ka zbuluar se mjeku e prezantonte vajzën si gruan e tij. Ai është besimtar mysliman dhe mësohet se mbante 3 gara të tjera përveç 16-vjeçares.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42-vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Hasi është një person i njohur për policinë. Më parë ai është hetuar për lidhje me grupet kriminale. SPAK kishte dyshime se ai furnizonte me armë bandat në vend.

Emri i mjekut Dervish Hasi, dhe roli i tij kanë dalë në dritë falë dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Enver Jamaku.

Ky i fundit ka treguar se në një rast ka qenë ai vetë që i ka çuar armët në shtëpinë e kirurgut.

Burime pranë prokurorisë thanë se në dëshminë e Jamakut, tregohet se në shitjen e armëve ishte i implikuar edhe djali i mjekut, shtetasi Enes Hasi.

Pavarësisht se bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar emrat e tyre si të përfshirë në tregtinë e armëve, policia dhe Pprokuroria e Posaçme, SPAK nuk vepruan me arrestimin e tyre.

Më 23 janar 2019 rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”, që ndodhet pranë xhamisë “Xhura”, në afërsi të zonës së njohur si “Oxhaku” në Tiranë, automjeti i mjekut Dervish Hasi është shkatërruar me lëndë eksplozive.

Për këtë ngjarje, dyshohet se shkak është bërë tregtia e armëve.

Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi, Dervish Hasi ka pohuar se s’kishte konflikte, por nga rrëfimi i Enver Jamakut, është zbuluar se sulmi me tritol ka ndodhur për shkak të tregtisë së armëve dhe municioneve. /Pamfleti

Lini një Përgjigje