TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 08:48

Detaje nga vrasja në Maliq, zbardhet identiteti i efektivit të "Shqiponjave" që humbi jetën dhe policit të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Maliq, zbardhet identiteti i efektivit të

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Lozhanit, në Maliq, ku një operacion policor për arrestimin e një personi në kërkim u shoqërua me shkëmbim zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, strukturat e Policisë së Shtetit kishin lokalizuar një person të shpallur në kërkim dhe kishin organizuar një aksion për kapjen e tij. Gjatë ndërhyrjes, i kërkuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke sjellë përshkallëzimin e situatës.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur efektivi Edison Adri. I plagosur ka mbetur edhe autori, Violand Braçellari i cili është neutralizuar dhe vënë në pranga nga forcat e policisë.

Burime bëjnë me dije se efektivi i plagosur do të transportohet drejt Tiranës me helikopter për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar me më shumë detaje nga Policia e Shtetit.

1 Komente

  1. P
    Pa emer

    Mire do qe te ish vrare ne moment dhe autori,pisa njerez qenka dhe i arsimuar,turp te vesh dore mbi forcat e rendit.

    Lini një Përgjigje