
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur në oborrin e gjimnazit 'Shote Galica' në Fushë Krujë.
Mësohet se 18-vjeçari Klisman D. është qëlluar një herë në qafë. I riu është paraqitur në Ambulancën e Fushë Krujës me këmbët e veta, me thikën të pa hequr dhe në këtë mënyrë është dërguar pranë Spitalit të Traumës.
Mësohet se 18-vjeçari ka humbur shumë gjak dhe është në rrezik për jetën.
"Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin "Shote Galica" në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle). Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", informoi sot policia.
Lini një Përgjigje