TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 11:46

Plagosi të birin me thikë, zbardhet dëshmia e babait në Maliq: Nuk donte të shkonte në shkollë!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi të birin me thikë, zbardhet dëshmia e babait në

Është zbardhur dëshmia e babait që ka plagosur me thikë djalin e tij në fshatin Vreshtas të Maliqit.

Mësohet se babai Shpëtim Çuka ka thënë se e ka plagosur të birin, pasi ky i fundit nuk donte të shkonte në shkollë dhe qëndronte në telefon.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.

I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka deklaruar babai.

Kujtojmë që djali është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Lini një Përgjigje