
Një 29 vjeçare në Vlorë përfundoi në spital pasi u dhunua nga tre burra të cilët presupozohet të ishin më të rëndësishmit e jetës së saj por në fakt rezultuan të ishin dhunuesit e saj, aq sa ti rrezikonin jetën.
Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Ngjarja ndodhi në banesën e saj ku jetonte së bashku me prindërit.
Mësohet se shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj.
Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami.
Lini një Përgjigje