
Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Klos, pas ndërhyrjes në kohë të policisë. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin në fshatin Gurrë e Vogël.
Sipas policisë, është bërë i mundur arrestimi i njërit prej tyre. Në banesën e 38-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë.
“Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël, për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje