
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, ku i plagosur ka mbetur një i moshuar.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit shtetasi me inicialet A.N 46 vjeç ka aksidentuar 83-vjeçarin. Mësohet se i moshuari është dërguar menjëherë drejt traumës, i cili ka pësuar lëndime të shumta në trup.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“Sot, në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, në afërsi të fshatit Lubonjë, shtetasi A. N., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin I. Xh, 83 vjeç (këmbësor) i cili do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje