TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2024, 11:33

Iu gjet në banesë lëndë shpërthyese dhe drogë, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Iu gjet në banesë lëndë shpërthyese dhe drogë,

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi mbante në banesë lëndë shpërthyese dhe drogë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi kapsolla elektrike dhe kanabis. Ai u kap me dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht dhe disa doza me kanabis.

Policia po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

"Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis, vihet në pranga 27-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. Zh., 27 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje