
Të tjera detaje të rënda kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku një vajzë u vetëvra sepse në “Tik Tok” ju shpërndanë foto intime. Në pranga ka rënë personazhi i njohur i këtij rrjeti social, Altin Çoku.
27 vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.
Teksa çifti ishte drejt ribashkimit, publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem. Mësohet se ajo ka tentur disa herë aktin ekstrem.
Vetë personazhi i Tik Tok deklaronte në një video të bërë disa ditë më parë se foton nuk e kishte publikuar ai.
Ai pretendon se në momentin që Sibora i dërgoi foton, disa miqtë të tij që ishin në tavolinë me të i morën telefonin dhe kishin publikuar pa dijeninë e tij.
Lini një Përgjigje