TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2024, 10:08

Atentati ndaj Zamir Kalemit, autorët ndoqën objektivin për disa orë; 'rrengu' që përdorën për të zhdukur gjurmët

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Zamir Kalemit, autorët ndoqën objektivin për disa
Shenjestra Zamir Kalemi

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.

Autorët që tentuan të eliminojnë Zamir Kalemin mbëmjen e së premtes e kanë ndjekur objektivin për disa orë me radhë, kjo e provuar nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë që hetuesit kanë kryer në zonë.

Megjithatë, në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson jo pak punën e policisë për detaje të plota mbi atentatin e dështuar.

Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës gjetën 13 gëzhoja automatiku, i cili u gjet i shkrumbuar në makinë.

Ndërkohë, agresorët të cilët dogjën mjetin "Nissan" në Bërzhitë, kanë përdorur targa të vjedhura për kryerjen e atentatit, të denoncuara të humbura më herët në Tiranë.

Në drejtim të makinës "Smart" me të cilën po lëvizte Kalemi është qëlluar nga distancë e shkurtër, ndërsa makina më pas është përplasur me trafikndarësen.

 

zamir kalemi

Lini një Përgjigje