TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2023, 21:10

Dëshmitë e Dumanit dhe ngjarjet e fundit kriminale, RENEA operacion në Tiranë për kapjen e personave në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Dëshmitë e Dumanit dhe ngjarjet e fundit kriminale, RENEA operacion

Pas Elbasanit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, kanë nisur një aksion të gjerë dhe në Tiranë, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Më 9 qershor, RENEA zhvilloi një operacion blic në Elbasan, ku u kryen kontrolle në disa zona, sidomos te tregu agro-ushqimor. RENEA kërkonte Sule Çelën, një ndër emrat e shumë kërkuar.

Si duket sot operacioni është shtrirë dhe në Tiranë. Nuk dihet se kë po kërkojnë fiks forcat e policisë, por dyshimet janë se kërkimet janë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Ishte Nuredin Dumani ai i cili zbërtheu të gjithë personat me rrezikshmëri të lartë, por policia nuk arriti t’i ndalojë të gjithë. Bosët e krimit u arratisën dhe kërkimet vijojnë prej disa muajsh.

Po ashtu operacioni lidhet dhe me ngjarjet kriminale javët e fundit. Në Don Bosko pati një sulm ndaj një lokalit, ndërsa më pas u qëllua ndaj godinës së “Top Cannel”. Sipas të dhënave, forcat RENEA janë parë në disa zona të kryeqytetit, teksa ka dhe persona të shoqëruar.

Gjatë muajve të fundit krimi ka dalë jashtë kontrollit. I pari që nisi serinë e vrasjeve ishte Dan Hutra, që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Më 12 mars Tirana u trondit nga një sulm me armë ndaj një lokali në Don Bosko, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash pa asnjë lloj droje. Ata vranë bankieren e lokalit, një zonjë e cila ishte krejt e pafajshme, ndërsa mbetën të plagosur 5 të tjerë. Gjithashtu u dëmtua dhe një vajzë 1-vjeçare, mbesa e viktimës.

Por nuk u mbyll me kaq. Më 28 mars u qëllua me automatik ndaj godinës së “Top Channel”. Për pasojë vdiq një tjetër i pafajshëm, roja i objektit. Edhe për këtë ngjarje nuk dihet se cili është motivi dhe kush janë autorët.

Ndërkohë një javë më parë në Kavajë pati dy viktimë, ndërsa e njëjtë gjë dhe dje. Një 43-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën dhe më pas veten. 

renea kerkime policia dumani

Lini një Përgjigje