TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2023, 22:02

Operacion “blic” nga FNSH në Vlorë, zbardhet emri kush është pronari i mjetit që u sekuestrua

Shkruar nga Pamfleti

Operacion “blic” nga FNSH në Vlorë, zbardhet emri kush

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme nga policia dhe FNSH në Fier, në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.

Burime për mediat bëjnë me dije se furgoni i sekuestruar nga policia gjatë operacionit është me targa FR2436D, ndërkohë që mjeti është në pronësi të Limi Binajt. Po ashtu gjatë këtij operacioni është sekuestruar edhe një mjet lundrues, tip skaf.

Dyshohet se mjeti dhe skafi do të përdoreshin për të transportuar lëndë narkotike.

Në mjete gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar më shumë detaje.

Sakaq, pritet njoftimi zyrtar për këtë operacion “blic” të zhvilluar në Fier gjatë kësaj mbrëmje.

limi binaj

Lini një Përgjigje